http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thuajse i gjithë territori i vendit është përfshire nga reshjet e dendura te dëborës.

Moti i acartë dhe temperaturat e ulëta bllokuan këtë mëngjes të gjitha njësitë administrative në Qarkun e Dibrës, ndërsa kalohet me vështirësi me përdorimin e zinxhirëve aksi nacional Ulëz ? Baz dhe Suç - Peshkopi. Situata paraqitet e njëjtë edhe në Bulqizë. Në Xibër te Matit u ndërprere procesi mësimor, pasi trashësia e dëborës arrin në 50 cm.

Gjithashtu, probleme të shumta jane paraqitur dhe në qarkun e Kukësit. Në Kalimash trashësia e dëborës arrin nga 15-20 cm borë, megjithatë Rruga e Kombit është e kalueshme. Raportohet se janë 4 automjete që po punojnë për pastrimin e dëborës ku po hidhet edhe kripë.

Përveç zonave malore, dëbora si rrallë herë ka zbardhur zonat e ulëta. Bora është rikthyer pas më shume se 8 vitesh edhe në qytetin e Lezhës.

Kjo është pamja që të ofron mëngjesin e kësaj të hëne plazhi i Shëngjinit.

Në Mirditë ne disa fshatra, trashësia e dëborës arrin deri në 40 cm dhe ka vështirësi në qarkullim. Moti i keq sjellë probleme me ndërprerjen e energjisë në disa zona, në Njësinë administrative Shënkoll Balldren dhe Zejmen

E rënduar paraqitet situata në zonat malore te Korçës, Devollit, Kolonjës ku një pjesë e fshatrave janë të bllokuar. Përveç temperaturave të ulëta banorët duhet të përballen edhe me ndërprerjen e energjisë eklektike që mungon prej dy ditësh.
Ndërkohë në shumë shkolla në këtë qark mësimi është bërë me orë të shkurtuara.