Këto janë momentet e arrestimit të Ardin Serezit dhe Denis Demirit, që sipas policisë janë vrasësit e biznemenit Memli Begalla, më 14 Shkurt 2018.

Policia publikoi edhe pamjet e një kamera sigurie në momentin para dhe pas vrasjes së Begallës, teksa zbresin dhe hipin në mjetin e tyre tip BMW.

Edhe ky automjet u bllokua nga policia siç shihet në këto pamje.

Pasi kanë zbritur nga makina ata e ndoqën biznesmenin siç tregon kjo video e marrë nga një tjetër kamera sigurie

Denis Demiri, i njohur edhe me emrin Alban Demiri, si dhe Ardian Serezi, të cilët i shihni në këto foto, u arrestuan mbrëmjen e të dielës nga policia e Tiranës, me akuzën e vrasjes me paramendim dhe në bashkëpunim.

Alban Demiri u kap në lokal në rrugën ?Ali Baushi? pranë ?Kodrës së Priftit? në Tiranë, ndërsa Ardian Serezi, kur po udhëtonte me një taksi në drejtim të Tufinës.

Ata dyshohet se kanë kryer vrasjen e Begallës të paguar nga persona të tretë. Policia thotë se motivi janë borxhet e pashlyera nga viktima dhe se ka edhe persona të tjerë të dyshuar.

"Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima. Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje".

Hetuesit thonë se ka prova shkencore që i përfshijnë dy të akuzuarit në këtë krim. Sipas hetuesve janë interceptuar biseda telefonike të dy të dyshuarve. Po ashtu janë gjetur edhe prova biologjike në vendin e ngjarjes që dyshohet se iu përkasin dy të dyshuarve.

Policia tha se ka prova të padiskutueshëm që përfshijnë Serezin dhe Demirin në vrasjen e biznesmenit.

Ardian Serezi është personazh i njohur për policinë. Ai ka qenë vetë pjesë e uniformave blu nga ku u përjashtua në vitin 2014, pasi u përfol për lidhje me një ngarkese prej 1 ton kanabis të kapur në Gjirokastër.

Tv Klan