Surprise Me!

Damian Gjiknuri dëshmon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër dëshmi e rëndësishme është regjistruar nga prokurorët e krimeve të rënda për dosjen e autostradës Tirane-Elbasan.

Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri dha shpjegime për rreth një orë mbi tenderat e dyshimtë që janë bërë për këtë aks kombëtar si dhe për gjetjen e kontrollit të brendshëm të cilat vetë ai i ka denoncuar në prokurori.

Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit sipas ministrisë së drejtuar nga Gjiknuri, llogaritet në 54 milionë dollarë. Abuzimet besohet se kanë ardhur duke shkelur procedurat e tenderimeve, duke i ndryshuar ato e dukë bërë pagesa që shpesh kane qenë të pajustifikuara.

Për të njëjtën dosje janë pyetur më herët në prokurorinë e krimeve të rënda edhe ish ministrat e transporteve Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

Ndërsa dy ish-krerët e drejtorisë së rrugëve, Dashamir Xhika e Andi Toma janë arrestuar e ndodhen në burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Buy Now on CodeCanyon