Pas një viti të vështirë financiar dhe me humbje, reshjet e 2018-ës kanë arritur të kthejnë përmbys situatën ekonomike të KESH.

Korporata ka arritur të relaizojë vetëm gjatë një dite, shitje rekord të energjisë elektrike për dy vitet e fundit, e cila kap vlerën 17 milionë dollarë.

Eksporti do të bëhet përgjatë gjithë muajit Mars, ndërsa burime nga korporata bëjnë me dije se pas dy ditësh, do të hapet një tjetër thirrje për eksport të energjisë.

Shirat e ditëve të fundit dhe parashikimet për të gjithë javën do të bëjnë që KESH të punojë me kapacitete të plota, pasi edhe niveli i ujit në kasakdën e Drinit është afër kuotave maksimale.

Burime nga korporata nuk përjashtojnë mundësinë për disa shkarkime të kontrolluara gjatë ditëve në vijim.

Një vit më parë, për shkak të thatësirës, KESH rezultoi me humbje financiare në vlerën e 60 milionë dollarëve, ndërsa rreth gjysmën e kësaj shume po e rikuperon vetëm në 3-mujorin e parë.

Importet e energjisë ngadalësuan dhe rritjen ekonomike gjatë muajve të verës dhe vjeshtës.