Rreth orës 16:00 të ditës së sotme reshjet e dëborës kanë nisur të mbulojnë Tiranën me një intensitet të konsiderueshëm, sikurse mund të shihyni në fotografitë e shkrepura në zonën pranë Parkut të Madh të kryeqytetit.<br />Rënia e temperaturave dhe reshjet e dëborës ishin paralajmëruar nga meteorologët, pas erërave siberiane që kishin pushtuar fillimisht veriun e Evropës edhe më pas kishin zbritur drejt Mesdheut, duke zbardhur qytete si Napoli dhe Roma në Itali.<br />Sipas parashikimeve, në kryeqytet do të ketë reshje dëbore veç ditës së sotme, edhe nesër.<br /><br />Për herë të fundit bora ishte shfaqur në metropol në 11 janarin e vitit të kaluar.
