Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vizita e fundit në vendin tonë e kreut të Antimafias italiane Federiko Cafiere de Raho ishte në fokus të emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj. Sipas këtij të fundit, mesazhi i kryeprokurorit të antimafias u tjetërsua.

Myftaraj: Shqipërinë e vizitoi prokurori antimafia i Italisë, Federiko Cafiere de Raho. U thanë mjaftueshëm gjëra sa u ngrit një prokuror i famshëm italian 66 vjeç burrë nga ana tjetër e Adriatikut erdhi në Tiranë dhe dha një mesazh që do ti përcillej dhe publikut në një mënyrë apo tjetër.

Nga kjo ngjarja kam kapur një detaj. Në njoftimin për mediat prokuroria e përgjithshme e Shqipërisë, partneri i drejtëpërdrejtë i prokurorisë antimafia italiane, nga të gjitha fjalët që u thanë në atë bisedë, u veçua vetëm kjo fjali.

"Italisë i janë dashur dhjetra vjet për të zbuluar funksionimin e grupeve mafioze, siç ka qenë rasti i organizatës mafioze Ndragheta".

Kjo fjali u veçua, veçimi i kësaj fjalie në ligjeratë të drejtë nga gjitha ato gjëra që tha kryeprokurori antimafia nuk është e rastësishme.

Kur ti nxjerr një njoftim për shtyp, mesazhi jot është i lloogaritur për të goditur në mendjen e publikut me atë që është më e rëndësishme dhe aty ku konsiston bashkëpunimi.

Kur prokuroria jonë veçon këtë fjali, i bie sikur Shqipëria duhet me dhjetra vjet të merret me studime. Prokuroria e përgjithshme dhe ato strukturat e tjera që do të ngrihen, Byroja Komëbtare e Hetimit dhe SPAK-u për dhjetra vjet duhet të merren me studime. Në fakt nuk është ky mesazhi i kryeprokurorit italian, ai ka thënë dhe gjëra të tjera por mesazhi është tjetrësuar me një djallëzi të madhe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-mesazhi-i-kryeprokurorit-italian-antimafia-u-tjetersua#.WpWtNXivXtA.facebook