Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Magri është nxënës në klasën e 4-ët dhe prej më shumë se dy javësh detyrat e shtëpisë tashmë i kryen në klasë nën kujdesin e mësuesve. Thotë se kjo mënyrë është më efektive dhe se u shërben edhe bashkëmoshatarëve me rezultate të ulta në mësime.

"Në shtëpi e kam pasur punën pak më të ngarkuar ndërsa këtu e kam më të lehtë se i diskutojmë dhe bashkë, pyesim dhe mësuesen".

Projekti është mirëpritur nga nxënësit, të cilët thonë se më herët ishin prindërit apo gjyshërit që i ndihmonin me detyrat dhe shpesh i orientonin gabim. Nxënësit shprehen se tani kanë më shumë kohë të lire në dispozicion.

"Më mirë në klasë, se pyesim shokët dhe mësuesen".

"Në shtëpi më ndihmonte nëna, dhe nëna mund ti ketë harruar dhe kur vija në klasë mund të kisha bërë ndonjë gjë gabim".

Nisma përfshin edhe ushqyerjen e nxënësve në shkollë por infrastruktura nuk është përgatitur ende nga ana e Bashkisë, në këto kushte ata e marrin ushqimin nga shtëpia.

Implementimi i projektit në Shkollën e Kuqe në kryeqytet u inspektua nga Minsitrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-bejme-detyrat-e-shtepise-nxenesit-mirepresin-nismen-e-ministrise-se-arsimit