Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e kontratave kolektive prej afro 9 muajsh për 36 mijë mësues, Sipas Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar është shndërruar në një mjet kërcënimi nga drejtorët e shkollave për ti larguar mësuesit nga puna.

Sipas Presidentit të Sindikatës së Arsimit, Nevrus Kaptelli, në këtë sindikatë janë paraqitur raste konkrete të mësuesve, të cilëve u është bërë presion nga drejtuesit e shkollave.

Nevrus Kaptelli: Drejtues të caktuar në rrethe të ndryshme kërcënojnë për largim nga puna. Vetëm pardje kisha një rast nga Fieri, ku drejtori i shkollës i thotë, "ju nuk do të jeni më në punë sepse nuk kemi nevojë".

Në datën 5 janar Ministria e Arsimit njoftoi nisjen e negociatave duke u lenë afat deri më 22 janar organizatave dhe Federatave të Arsimit të shprehnin interes e të dorëzonin dokumentacionin.

2 nga 3 prej tyre iu përgjigjen ftesës por një muaj pas përfundimit të afatit Ministria nuk ka nxjerrë urdhrin e rradhës që i hap rrugë negociatave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arsimtaret-pa-kontrate-drejtoret-e-shkollave-presion-vendin-e-punes