Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Kejdi Mehmetaj, Sulo Haderi, Mark Marku, Besa Shahini, Ervin Demo, Luçiano Boçi.

Pedagogu: Mark Marku të martën në darkë është shprehur se kushtet e arsimit në Shqipëri, janë në një gjendje katastrofike. Marku tha në studion e emisionit ?Opinion?, se arsimi i lartë në Shqipëri është në një bllokim institucional të jashtëzakonshëm, duke shtuar se gjendja është në nivelin e Piramidave Financiare të vitit 1997.

?Çfarë bëjmë ne, ne prodhojmë diploma edhe diploma ekselence, ndërkohë sistemi nuk ka politika që aty ku kërkohet që ekselenca të shkonte dhe të zinte vendin e punës, shteti nuk ua ofron, sepse shteti punëson militantin partiak. Kjo është vetëm një arsye që tregon shkatërrimin e arsimit të lartë, çka tregon se po përkeqësohet çdo ditë e më tepër?,-deklaroi profesor Marku.

Pedagogu Mark Marku, të martën, është shprehur i revoltuar për gjendjen e arsimit të lartë në vend, duke theksuar se disa pedagogë të publikut nuk flasin, sepse disa feudalë që kanë aty i dhunojnë. Marku tha në emisionin ?Opinion?, se është kundër një mase të madhe profesorësh të universitetit shtetëror, të cilët e shohin institucionin e tyre të rrënohet dhe që po përdhoset, e nuk flasin.
Ai theksoi se ata thonë jemi mirë, ndërsa pyet se pse janë mirë ata, pasi kanë në fakultete ca feudalë që i dhunojnë dhe prandaj janë mirë. Marku u shpreh se Universiteti është shkatërruar prej ligjit, pasi bordi i administrimit, me administratorin dhe Ministrinë e Arsimit, praktikisht kanë bllokuar vendimarrjen në universitete.