Surprise Me!

Dëbora izolon mijëra banorë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej katër ditësh zonat malore në shumë qytete të vendit vijojnë te jenë të izoluara, si pasojë e rinisjes së reshjeve të dëborës. Një sërë fshatrash janë edhe pa energji.

Rrethi më i prekur nga reshjet është Librazhdi, ku trashësia e borës ka arritur deri në 1 metër, duke bllokuar rrugët rurale të disa fshatrave.

Ky është Ruzhdi Llushi, një nga banorët e fshatit Kutruman në Librazhd. Ai thotë se banorët po përballen me mungesën e bazës ushqimore për bagëtitë.

Por nënprefekti i Librazhdit Enver Koci mendon se problem kryesor është mungesa e energjisë elektrike, për shkak të dëmtimi të rrjetit elektrike.

Situate vijon të jetë e rënduar edhe në qarkun e Dibrës. Mjetet e kanë patur të vështirë ndërhyrjen në disa zona rurale. Banorët thonë se janë detyruar të lëvizin në këmbë, pasi mjetet e transportit publik nuk funksionojnë:

Drejt njësisë administrative Xibër është nisur një fadromë për të bërë të mundur hapjen e aksit kryesor.

Në Bashkitë Dibër e Bulqizë të gjitha njësitë administrative janë të Izoluara. Reshjet e mëdha të dëborës të rëna gjatë këtyre dy ditëve kanë sjellë probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.

Por pas ndërhyrjes së grupeve të OSHEE-së situata është stabilizuar.

Në juglindje temperaturat ne zonat malore kanë shkuar deri ne -11 C Si pasojë e borës dhe ngricave probleme mëngjesin e sotëm ka pasur në të gjitha akset nacionale të qarkut. Rruga Korçë ? Ersekë, Ersekë ? Leskovik, Korçë ? Goricë dhe Korçë ? Voskopojë janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë.

Buy Now on CodeCanyon