Surprise Me!

Report TV - Kuvendi ende me asnjë vendim mbi kërkesën e rrallë të PD

2018-05-11 0 Dailymotion

Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në asnjë ligj apo në Rregulloren e Kuvendit nuk ekziston asnjë fjali që të lidhë kërkesën e një komisioni parlamentar për të thirrur në seancë dëgjimore për një çështje Presidentin e Republikës, dhe as detyrimin e këtij të fundit për tu paraqitur.
Propozimi i Partisë Demokratike që kreu i shtetit të raportojë në Komisionin e Jashtëm me atë çfarë di mbi negociatat e kufirit detar Shqipëri-Greqi, dhe gatishmëria e menjëhershme këtij të fundit për të ardhur në komision, duket se do të shënojë rastin e parë në këtë drejtim.

Por si mund të realizohet kjo seancë dëgjimore?

PD mund të përdorë në kërkesën e saj me shkrim, nenin 102 të Rregullores së Kuvendit që thotë se: ?Drejtuesit e institucioneve shtetërore, me kërkesë të komisioneve, japin shpjegime dhe informojnë për çështje që lidhen me veprimtarinë e tyre?, duke e konsideruar kështu Ilir Metën drejtues institucioni.

Buy Now on CodeCanyon