Surprise Me!

Report TV - Ekskluzive/Report Tv zbulon skandalin e radhës në FSHF

2018-05-11 3 Dailymotion

Thellohet skandali i zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit. Report TV zbulon një tjetër manipulim të rezultatit për Komitetit Ekzekutiv, kësaj radhe në raundin e dytë. Duke disponuar ekskluzivisht videon e plotë dhe të pandërprerë, me zë dhe figurë, duke mbajtur në mënyrë ekzakte votat, ashtu siç i lexon kryetari i Komisionit të votimit, Report TV zbulon se zoti Edmond Spahiu është shpallur fitues në mënyrë të parregullt.<br />Në raundin e dytë, nga ku do të dilnin katër anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, pasi 5 u zgjodhën në raundin e parë, votuan 43 delegatë. Në raundin e dytë fitonin 4 kandidatët që merrnin më shumë vota.<br /><br />Pas numërimit të përpiktë të Report TV, më shumë vota kishin Enkeled Alibeaj, 29, Edvin Libohova, 26, Bardhyl Minxhozi, 21 dhe Kristian Gjidoda 17. Për 3 të parët edhe komisioni kishte numër të njëjtë votash. Po për çudi, në vend të Gjidodajt, fitues shpallet Edmond Spahiu me 18, që në fakt kishte marrë vetëm 14 vota, duke i shtuar 4 vota.

Buy Now on CodeCanyon