Surprise Me!

Report TV - Negociatat/PD-PS drejt një pakti të ri, përjashtohen SHBA-BE

2018-05-11 1 Dailymotion

Krahas marrëveshjes me ndërmjetësimin e Brukselit, për të dalë me një rezolutë të përbashkët për çështjet e integrimit dhe çeljen e negociatave, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë në negociata për arritjen e një pakti të ri. <br />Pakti konsiston në dakordësimin për plotësimin e kuadrit ligjor të reformës në drejtësi si dhe për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Dy paritë kryesore në vend kanë ngritur një grup të përbashkët ekspertësh për shqyrtimin e 8 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ku tre prej të cilëve kanë të bëjnë me dy ligje të reformës në drejtësi.<br /><br />Ekspertët janë Jonida Gaba dhe Besmir Beja, të propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Gazmend Bardhi i propozuar nga PD, dhe Ilir Qafa i propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndërkaq, çdo ndërhyrje në ligjet e reformës në drejtësi kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash, çka e bën të detyrueshëm konsensusin mes PS dhe PD, në kushtet kur shumica ka vetëm 74 vota në Parlament.

Buy Now on CodeCanyon