TIRANE - Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Unazën e Madhe të Tiranës. <br /><br />Siç duket edhe në foton e siguruar nga Shqiptarja.com, në segmentin e Unazës te Komuna e Parisit është përmbysur një automjet në rrugë. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht nga aksidenti. <br /><br />Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë.
