Surprise Me!

Nene e bir u dogjen nga nusja

2018-05-11 1 Dailymotion

?Kam marrë njerëzit tani këtu dhe po i mbaj. Secili ka hallin e tij...?

- Jeni të frikësuar për jetën tuaj?

- ?Shumë?

Këtë deklaronte Hysnie Hoxhallari në datën 29 Janar, 8 ditë pasi kishte vrarë dhe djegur bashkëshortin dhe vjehrrën e saj, Olsi dhe Sekie Hoxhallarin. 32-vejçarja u arrestua nga Policia e Vlorës së bashku me 26-vjeçarin Kasem Pirjasi, si autore të dyshuar të këtij krimi makabër. Madje për të hequr çdo dyshim nga vetja Hysnie Hoxhallari kishte rrëfyer se ishte ndjerë e shokuar kur kishte gjetur të djegur nënë e bir në banesë.

?Ishte e mbyllur dera, shtyva derën, pastaj u hap dritarja, nga presioni a ku di unë... Unë u mundova të futesha, por një person më tërhoqi dhe më tha hajde se gjithçka ka mbaruar, ça do futesh aty...?

Hysnia ishte një nga personat e shoqëruar pas ngjarjes, pasi policia kishte dyshime të forta për përfshirjen e saj në krimin ku pati si bashkëpunëtor Kasem Pirjasin.

?Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si "aksidentale".

Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Buy Now on CodeCanyon