ReportTv ka mësuar ekskluzivisht se prej mesit të Janarit një urdhër i brendshëm i doganave është vënë në zbatim për kalimin në kontroll me skaner të gjithë kontenierëve me fruta ekzotike përfshi dhe bananet që vinin nga Amerika Latine.<br />Ky urdhër është vënë në zbatim pas sinjalizimeve që hetimi doganorë kishte prej partnerëve të huaj se një kompani shqiptare që operonte në tregun e bananeve do të sillte një sasi të konsiderueshme kokaine me kontenier, por sipas sinjalizimeve nuk bëhej fjalë për ?Arbri Garden?.<br /><br />Kjo kompani sipas burimeve për ReportTv pasi i merrte kontenierët në Durrës i kalonte në rrugë tokësore për në Malin e Zi. E pikërisht këtu ishin fokusuar kontrollet ndërsa më 19 shkurt 2018 mbërriti me traget nga Kolumbia në Itali e më pas në Maltë e Durrës kontenieri që shihni në këto pamje.