E ndërsa hetimet vijojnë për sasinë rekord 613 kg kokaine që u kap dje jashtë portit të Durrësit, 528 pakot e kokainës janë çuar në Laboratorin Shkencor që ndodhet pranë Gardës së Republikës në Tiranë. Pakot e kokainës do të kontrollohen për gjurmë. Përveç kontenierit me banane ku u gjetën 613 kg kokainë, kompania Arbri-Garden ka edhe dy kontenierë të tjerë në Portin e Durrësit.<br /><br />Report TV mëson nga burime policore se të dy kontenierët e me banane ndodhen në Portin e Durrësit dhe ende nuk i janë nënshtruar kontrollit me skaner. Policia pritet të ushtrojë një kontroll të imtësishëm në të dy këta kontenierë, për të parë nëse ka sasi të tjera kokaine. <br />Report TV arriti të afrohet vetëm pak metra larg kamionit në Maminas, i rrethuar nga shirita policie. Pjesa fundore e kamionit ishte afruar në magazinë për të bërë zbritjen e bananeve që ishin nisur nga Kolumbia, por bashkë me bananet në një dysheme të dyfishtë, policia gjeti edhe 613 kg kokainë. Kontenieri vijon të jetë i hapur, ndërsa dyshemeja e tij është prerë nga zjarrfikësit.
