Surprise Me!

Droga në Itali, Basha: Mes te arrestuarve edhe ish-zyrtare te Policise; Berisha jep emrin

2018-05-11 0 Dailymotion

Mes 25 të arrestuarave në Itali të cilëve iu sekuestruan rreth 5 ton lëndë narkotike, Lulzim Basha thotë se përfliten edhe ish zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

?Përfliten që ka figura që kanë pasur pozicione të larta në Policinë e Shtetit midis të arrestuarve, pritet të konfirmohet.?

Publikimin e emrit të ish-funksionarit të Policisë e bëri ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se bëhet fjalë për ish-shefin e anti-drogës në Vlorë, Adrian Liçaj, i emëruar sipas tij në këtë detyrë në vitin 2014 nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Berisha shkruan se Liçaj aktualisht mban detyrën e komandantit të patrullave në Policinë e Vlorës. Ky nuk është i vetmi rast për të cilin opozita akuzon kryeministrin se e ka kthyer vendin në bazë të krimit dhe drogës në të gjithë Europën.

Rasti i 613 kg kokainë të sekuestruar në Durrës për kreun e demokratëve është garancia e politikës për krimin. Basha e akuzoi kryeministrin Rama se e ka kthyer vendin në bazë të krimit të organizuar për gjithë Europën dhe ftoi prokurorinë të hetojë mbi sektorët në të cilët po pastrohen paratë që vijnë nga bota e krimit e drogës.

?Krimi politika dhe biznesi janë bërë një. Kjo vërtetohet jo vetëm nga biznesmeni që bënte tregtinë por se një sasi e tillë nuk mund të kalonte pa garanci politike të nivelit të lartë dhe pa mbështetjen e politikës. Hetimi dhe vëmendja e Prokurorisë dhe politikës që shqetësohet për fatet e vendit të kthehet aty ku pastrohen paratë e krimit.?

Këto deklarata Basha i bëri pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ku vijoi akuzat ndaj Bashkisë së Tiranës, që sipas tij është kthyer në lavatriçe e pastrimit të parave të pista.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon