Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesmeni Arbër Çekaj, pronar i kompanisë porositëse të ngarkesës me banane ku u gjetën 613 kilogramë kokainë është larguar nga Shqipëria vetëm pak ditë më parë.

Prej ditës së shtunë (24 shkurt 2018), sipërmarrësi është larguar drejt Kosovës dhe më tej për në Gjermani.

Policia thotë se nga viti 2012 kur hapi biznesin e deri mbrëmjen e 27 shkurtit të këtij viti, Arbër Çekaj, ishte verifikuar disa herë nga autoritetet e policisë kolumbiane, pas dyshimeve për trafik droge.

Megjithatë, pas kontrolleve të kontenierëve të kompanisë së tij, nuk është gjetur drogë.

Nga verifikimet rezulton se shoferi Armando Pezaku kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë.

Ndërkohe që kompania, e cila prenotohej nga Arber Çekaj për trasport ka pasur edhe shoferë të tjerë.

Menaxheri Donaldo Lushaj rezulton se kishte udhëtuar disa herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt Kolumbisë.

Ekspertët janë rikthyer sërisht në magazinën ku u magazinua droga, ku u sekuestruan të gjitha pajisjet.

Në portin e Durrësit janë kontrolluar edhe dy kontenierë të tjerë të firmës të ngarkuar sipas porosisë me banane, të cilët kanë rezultuar të rregullt.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kokaina-ne-durres-arber-cekaj-i-ndaluar-disa-here-ne-kolumbi