Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj, erdhi me një analizë interesante mbrëmjen e sotme sa i takon vitit kyç të mandatit të partive apo koalicioneve politike në historinë 25 vjeçare të pluralizmit shqiptar.

Myftaraj: Jemi në vitin e parë të mandatit të dytë qeverisës të një partie apo koalicioni politik në Shqipëri. E quaj viti kyç duke bërë një analizë krahasimore të vitit të parë të këtyre periudhave politike të kaluara gjatë 25 viteve të fundit.

E para herë kur një parti në pluralizëm në Shqipëri fiton një mandat të dytë është në vitin 1996 kur fitoi PD. Fitoi si fitoi për efekt statistikash, efekt ngjarjesh.

Praktikisht quhet viti i parë i mandatit të dytë që nis nga qershori 1996 në qershor 1997. Viti i parë është e tepërt të bëjmë analizë sesa kyç ka qenë viti i parë i mandatit të dytë në këtë periudhë, pas zgjedhjeve të 1996, pasi në këtë mandat ndodhi rënia e firmave piramidale, aksioni opozitar i fuqishëm kundër qeverisë që të gjitha së bashku u përmblodhën në trazirat e '97. Rezultati ishte rënia nga pushteti i PD dhe ardhja në pushtet e opozitës së kohës të PS me aleatët e saj. Viti i parë i mandatit të dytë u verifikua të jetë një periudhë kyçe për zhvillimet e ardhshme dhe me ngjarjet kyç.

Marrim vitin 2002. Vitin e parë të mandatit të dytë pasi PS erdhi në pushtet në 1997 dhe fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e qershorit 2001. Siç e dimë viti i parë i mandatit të dytë të PS në periudhën '97-2005 është viti kur ndodh çarja zyrtare në PS, të gjithë mbajmë mend skenat e Komitetit të Përgjithshëm drejtues të PS. PS praktikisht rrëzoi qeverinë e vet. Kryetari i PS-së Fatos Nano pas zgjedhjeve të fituara nga partia e tij mobilizoi mbështetësit e vet dhe rrëzoi qeverinë e PS të kryesuar nga Ilir Meta.

Kjo ndodhi në periudhën mes dhjetorit 2001 dhe janarit- shkurtit 2002. Ajo që u quajt lëvizja për Katarsis. Praktikisht bëri punën e opozitës e cila rrinte si spektatore, pra PD-së. Ndoshta ka qenë një lëvizje dinake e Berishës që rrinte spektator në gjithë këto zhvillime sepse nuk donte të unifikohej përballë armikut të përbashkët.I la të ndesheshin, ishte zgjuarsi taktike e Sali Berishës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-viti-kyc-i-mandatit-numer-2-1997-2002-2010-2018