Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mesa duket apeli i ish-deputetit të PS e ka bërë efektin e tij. Në QSUT të enjten janë paraqitur shumë vullnetarë të cilën kanë dhuruar gjak për shkrimtarin e njohur Fatos Kongoli. Shkrimtari i njohur i është nënshtruar dy ndërhyrjeve dhe tani do të duhet të kryejë fazën e terapisë.

Pas apelit në fb të ish-deputetit të PS-së Fatmir Toçi duket se në QSUT janë paraqitur shumë vullnetarë të cilën kanë dhuruar gjak për shkrimtarin e njohur, Fatos Kongoli.

Ora News bisedoi me botuesen e shkrimtarit, Irena Toçi, e cila pohoi se që nga dita e enjte gjendja shëndetësore e shkrimtarit Kongoli paraqitet më e stabilizuar dhe për momentin nuk ka nevoja të tjera për gjak.

Në dy muajt e fundit shkrimtari i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale në aparatin tretës dhe është i klasifikuar me sëmundje të rëndë.

Gjendja e dobët shëndetësore ka detyruar mjekët të ndërpresin edhe terapitë.

Po kështu Ora News ka kontaktuar edhe me mjekun kirurg që po merret me shëndetin e shkrimtarit, Edmond Çeliku, i cili u shpreh se përpos nevojës për gjak, ai ka nevojë për mbështetje morale, pasi ndodhet vetëm dhe larg vëmendjes së njerëzve.

Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, ndërkohë që ai sot ka nevojë thjesht për mbështetjen e lexuesve të tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/apeli-fatos-kongolin-shume-vullnetare-paraqiten-ne-qsut-te-dhuruar-gjak