Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Mustafa Nano, Prenç Zogaj, Armand Shkullaku, Alfred Peza, Osman Metalla, Glevin Dervishi; Lidhje e drejtpërdrejtë me: Kristaq Gërveni - Ish Komandant i Forcave Detare; Ne skype: Myslim Pashaj - Ish Ushtarak
Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Glevin Dervishi, të enjten, është shprehur se Artur Muçollari ka një certifikatë sigurie dhe akuzat për spiunazh janë trillime.

Dervishi tha në studion e emisionit Opinion, se motivi i largimit nga Forcat e Armatosura nuk është ky, por Gjykata i ka dhënë të drejtë atij në 2013.

Ish-Komandant i Forcave Detare, Kristaq Gerveni, të enjten, është shprehur se grupi negociator i vitit 2009 për marrëveshjen e vijës detare me Greqinë, kishte në përbërje autoritete të fushës.

Gerveni tregoi në studion e emisionit ?Opinion?, se i ka kërkuar Ministrit të Mbrojtjes të kohës, Arben Imamit, që të merret dosja e bisedimeve dhe t?u jepet për një kohë ekspertëve të fushës e të dëgjohet se çfarë ata thonë dhe rezultati më pas t?i ofrohet publikut.

?E vetmja vërejtje që është dhënë, na u tha pse nuk u përdor vija bazë. Unë kam argumentuar se ne dilnim më të fituar?,-tha ai.

Sipas tij, ekspertët kanë gënjyer se grupi negociator i vitit 2009, i ka falur 350 km vijë bregdetare Greqisë.

?Unë u kërkoj tani atyre ekspertëve të më thonë se në çfarë mënyre ne i falëm 350 km vijë bregdetare palës greke?,- u shpreh Gerveni.

Kolenel Myslim Pashaj, të enjten, i është rikthyer edhe njëherë negociatave për hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Pashaj në studion e emisionit ?Opinion?,u shpreh se pala shqiptare duhet të fitojë nga marrëveshja me palën greke, sipas hulumtimeve, 350 km katrorë hapësirë detare.

Ai tha se dy pikat kryesore ku duhet të fokusohet grupi negociator i tanishëm janë Kanali i Otrantos, pika treshe ndërmjet Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë, gjithashtu hapësira ekonomike ekskluzive.