Surprise Me!

Report TV - Fier, grabitësi plagos me armë pronarin e një pike të këmbimit valutor dhe një kalimtar

2018-05-11 0 Dailymotion

FIER-Në qendër të qytetit në mes të ditës është grabitur një pikë këmbimi valutor. Autorët kanë qenë dy, njëri është futur brenda në pikën e këmbimit duke u përleshur me pronarin, ndërsa mori një çantë me para. Autorët kanë qëlluar me armë zjarri, ndërsa një person raportohet se është plagosur. I plagosuri ka qenë një kalimtar i rastit, ndërsa ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.<br /><br />Policia është vendosur në ndjekje të autorëve duke arritur që të kapë njërin prej tyre në fshatin Baltës. Ai ka braktisur makinën duke u hedhur në lumë, por nuk i ka shpëtuar arrestimit. Ndërkohë që policia ka sekuestruar një çantë me para, të cilën autorët e grabitën në pikën e këmbimit valutor. Autori është nga Vlora me inicialet D.S.

Buy Now on CodeCanyon