http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama do te jete i pranishëm ne konferencën me te rëndësishme te lobit izraelit ne Amerike, AIPAC, Komitetit Izraelito-Amerikan i çështjeve publike e cila do te mbahet nga 3 deri ne 6 Mars. Ka qene vete AIPAC, i cili ka njoftuar se Kryeministri i Shqipërisë do te jete nje nder folësit ne kete konference, krah emrave te njohur nga e gjithë bota, përfshire dhe Zv.Presidentin Amerikan Mike Pence. I cilësuar si nje takimet me te rendesishme per politike ne jashtme te Amerikës dhe Izraelit, konferenca e përvitshme e lobit hebre ne Amerike, i cili është nje nder me te fuqishmit ne kete vend, mbledh drejtues shtetesh dhe persona qe kane lidhje me çështjet e Izraelit.

Por ftesa per Edi Ramen, vjen ne kohen kur Shqipëria votoi ne OKB nje rezolute kundër vendimit te Presidentit Donald Trump, i cili vendosi te njihte Jerusalemin si kryeqytet te Izraelit dhe te zhvendoste atje ambasadën. Nje çështje kjo qe prodhoi debat shume te madh ne politiken e brendshme. Tashme pritet fjalimi i Edi Rames përpara personave, te cilët nen hije, mund te jene ata qe kane diktuar vendimin e Presidentit Trump.