Surprise Me!

Ora News - "E godita Gjokën se më ofendoi", rrëfehet sulmuesi i trajnerit të Vllaznisë

2018-05-11 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Shkodres i ka lënë në burg dy të rinjtë e arrestuar për sulmin ndaj trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka.

Seanca gjyqësore në ngarkim të Nehat Foljeta dhe Sehar Xhenje u zhvillua paradrekën e së premtes dhe pa praninë e mediave.

Deklarimet e të rinjve përpara trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Hasan Selimi kanë qënë të njëjta me ato të dhëna përpara oficerit të policisë gjyqesore. I riu Nehat Foljeta ka pranuar se ka qënë ai që ka debatuar dhe më pas goditur teknikun shkodran Gjoka për shkak të rezultateve të dobëta që Vllaznia ka.

"Trajnerin e kam vetëm goditur dhe kjo pasi më ofendoi dhe nuk e durova përgjigjen e tij. Nuk kam pasur thikë siç është deklaruar. Thjesht pasi e goditja u largova. Nuk më ka shtyrë askush" mësohet të ketë deklaruar Foljeta.

Ndersa shtetasi tjetër Xhenje mohoj të ketë patur dijeni për ngjarjen.

"Unë kam shkuar tek fusha Reshit Rusi për të marre shokun tim pas stërvitjes së Vllaznisë, por nuk kam patur dijeni për atë që kishte ndodhur. E kam mësuar më pas. Nuk kam lidhje me ngjarjen" ka përsëritur qëndrimin e tij Xhenje.

Në përmbyllje të konkluzioneve avokati i Sehar Xhenje, Fatbardh Kadrija ka kërkuar lirimin e klientit të tij duke pretenduar se ndaj Xhenjes nuk ka prova për ta mbajtur në burg.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrest-me-burg-te-dyshuarit-e-sulmit-kunder-ernest-gjokes

Buy Now on CodeCanyon