Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona kanë mbetur të plagosur paraditën e sotme në Fieri si pasojë e një grabitje në një pike këmbimi valutor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në qytetin e Fierit pranë shkollës "Janaq Kilica" , ku dy persona hynë brenda pikës së këmbimit duke marrë një çantë me para, ndërsa një person i trete i priste jashtë.

Të plagosurit janë Gezim Hoxha pronar i pikës së këmbimit valutor dhe pronari i godinës Agur Vrenozi, të cilët dyshohet se janë qëlluar me kallashnikov.

Gazetarja e Ora News në Fier Inelda Vallja raporton se pronari i godinës ka dëgjuar të bërtiturat e punonjëses së këmbimit valutor dhe është afruar për ta ndihmuar. Në banak ishte edhe pronari i pikës së këmbimit, ndërsa autorët kanë përdorur një makinë të vjedhur për të kryer grabitjen.

Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar në spital, ku njëri prej tyre është nisur për Tiranë për mjekim me të specializuar. Tre autorët u larguan me një makinë që dyshohet se ishte e vjedhr, por u arrestuan pak ore pas ngjarjes, ku njëri prej tyre u hodh në lumë për ti shpëtuar policisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-plagosje-me-arme-zjarri-ne-gjimnaz