Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritja e lejeve të ndërtimit ka shkaktuar akuza të ndërsjellta midis maxhorancës dhe opozitës.Kreu i Financave në një konferencë për mediat sqaroi se sektori i ndërtimit është përmirësuar falë shtimit të kredive, ndërsa theksoi se përsëri krahasur më 2014 vlera mbetet më e vogël. Por për Jorida Tabakun, intrepretimi i shifrave nga Ministri nuk është i saktë duke e cilësuar ndërtimin lavatriçe të parave të pista.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i ka cilësuar politike akuzat se në sektorin e ndërtimit po përdoren para të pista.

Në një konferencë për shtyp ai sqaroi se ky sektor ka njohur rritje për shkak të rritjes së huave dhe miratimit të planit rregullues.

Sipas kreut të Financave, pavarësisht rritjes, vlera e lejeve të ndërtimit për 2017 mbetet më e vogël se në 2014, kohë kur Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha.

Arben Ahmetaj: Huatë e reja për ndërtim kanë një rritje nga viti në vit 67.7%, huatë për ndërtim. Nga dalin paratë e ndërtimit? Dhe këto nuk janë të dhëna të Ministrisë së Financave apo qeverisë. Këto janë të dhëna të Bankës së Shqipërisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i selisë blu. Nënkryetrja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, tha se ndërtimi në Shqipëri është transformuar në një lavatriçe për paratë e pista.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ringritja-e-ndertimit-perplas-ne-akuza-maxhorancen-dhe-opoziten