Në më pak se dy muaj policia shqiptare ka kryer plot 50 goditje kundër drogave të forta dhe kryesisht kokainë në të gjithë vendin. <br /><br />Ndalur tek statistika e dënimeve të dhëna nga Gjykata e Krimeve të Rënda siç dhe shihni në këtë faksimile nga 94 të dënaur përgjatë një viti 24 prej tyre janë vetëm për trafikim e posedim kokaine në sasi të konsiderueshme ku përfshihen dhe 9 anëtarët e laboratorit ?Xibraka. Sasitë më të mëdha sipas operacioneve policore janë kapur në Tiranë, Shkodër dhe Fier ndërsa po ashtu i lartë është dhe numri i të arrestuarve.<br /><br />Fillimisht sasia më e madhe për vitin 2018 e kokainës do të zbulohej në Tiranë banesën e Devi Kasmit pasi ky i fundit u ekzekutua poshte pallatit të tij në rrugën ?Petro Cani?. Pak ditë pas kësaj sasie në qytetin e shkodrës policia e shtetit nën operacionin e koduar ?Kokaina? në bashkëpunim me prokurorinë e këtij rrethi sekuestruan 2.2 kg kokainë dhe vendosën në pranga 7 persona.
