Në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? te ?E diela shqiptare?, i ftua ishte Fatriu. Ai është me origjinë nga Golloborda e Dibrës, por prej 26 vitesh jeton në një fshat të Durrësit dhe ka tre fëmijë. Paola është fëmija i dytë dhe është 15 vjeçe.

Ata kanë jetuar për disa vite në Greqi. Sapo lindi vajza, Fatriu dhe bashkëshortja e tij e kalonin kohën duke punuar. Gjatë ditës ai punonte për të fituar para, ndërsa pasdite për të ndërtuar banesën e tyre. Ai rrëfeu se një ndër arsyet pse ka ardhur në studio është dhe pengu se nuk ka mundur ta përqafojë vajzën e tij kur ajo ishte një foshnje.

Por Paolo nuk është një adoleshente si gjithë të tjerat, ku sot pjesa më e madhe e të rinjve rrinë me me telefona në dorë. Ajo që në moshë të vogël është marrë me punët e shtëpisë dhe është kujdesur për familjen. Edhe pse sot është 15 vjeçe ajo nuk ka një telefon.

E pyetur nga Arditi se si është natyra e Paolës, Fatriu tha se është e mbyllur dhe nuk flet shumë më atë, ndërsa me nënën e saj është shumë më ndryshe.

Per me teper klikoni ne linkun :
http://tvklan.al/ka-nje-mesazh-per-ty-babai-i-kerkon-fjale-vajzes-dhe-i-ploteson-asaj-endrren-me-te-madhe/

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN