http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministrja britanike Theresa May i ka kërkuar BE të marrë seriozisht në konsideratë vizionin e saj "ambicioz por praktik" për marrëdhëniet ekonomike me Britaninë e Madhe pas Brexit. Në një intervistë për BBC, May ka thënë se "marrëveshja e duhur për britanikët do të jetë edhe marrëveshja e duhur për BE gjithashtu".
Kryeministrja britanike, deklaroi se vendi i saj synon marrëdhënie të zgjeruara me BE edhe pas largimit. Marrëveshja post Brexit duhet të fiksojë bashkëpunimin në shkallë të gjerë.
Në të njëjtën kohë Britania e Madhe do që të jetë e lirë të përmbyllë marrëveshje tregtare të vetat me vende të treta.
Kryetarja e qeverisë britanike e përjashtoi pjesëmarrjen në unionin doganor, ajo synon një marrëveshje doganore me BE, që i bën të pavlefshme kontrollet kufitare.
May u shpreh se është në përgjegjësinë e BE dhe Britanisë së Madhe që të mos vendoset një kufi i prerë me Irlandën.
Ajo bëri të qartë, se çdo rregullore që vendos pengesa mes Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe është e papranueshme.
May nenvizoi se nuk është për një marrëveshje tregtare si ajo mes BE dhe Kanadasë, por as për një anëtarësi në tregun e brendshëm europian sipas modelit norvegjez.
Sipas vëzhguesve, me këtë May e zhgënjeu sërish Brukselin që pret një pozicion të qartë. Britania e Madhe do të largohet nga BE më 29 mars të vitit 2019.