http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është mometi i grabitjes së një supermarkti në qytetin lezhes gjatë fundjavës.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë lëvizjet e autorëve të cilët pasi marrin kasafortën me para, dalin qetësisit dhe e vendosin atë në makinë.
Policia nuk ka bërë të dituta detaje mbi ngjarjen, por burimet bëjnëtë ditur se ka disa të dyshuar për krimin.
Edhe në juglindje, vjedhjet e grabitjet me armë e maska kanë shqetësuar biznesin, pasi deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Ky është Jorgo Braholli, biznesmen i njohur ne juglindje. Vetëm pak kohe me pare persona te armatosur dhe te maskuar e kane dhunuar atë dhe familjen dhe me pas i kane marr leket dhe një sasi valute që kishte në banesën ngjitur me fabrikën e lengjeve ne fshatin Dvoran.
Braholli thotë se nuk ndjehet fare i sigurt ne biznesin e tij, e të njëjtin shqetësim kanë edhe tregtarë të tjerë.
Vetem ne Dvoran janë vjedhur ditët e fundit dy biznese. Ndërsa një ditë më parë, nje grul kriminal grabiti dy fabrika dhe një punishte qumështi, duke marrë një kasafortë si dhe serverin e kamerave të sigurisë të njërit prej bizneseve. Në 12 muajt e fundit në juglindje janë grabitur 12 biznese, për të cilat nuk ka asnjë autor.
E pyetur nga Vizion Plus për tri grabitjet e fundit si dhe gjithe krimet e tjera të ngjashme, zyra e shtypit e drejtorise së policisë Korcë, tha vetëm se të gjitha rastet po hetohen.