Alket Hatija i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia italiane për trafik droge nuk do të ekstradohet drejt vendit fqinj. Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë duke argumentuar se 44-vjeçari e ka vuajtur njëherë këtë dënim.

Gjykatësi Paulin Çera sqaroi në vendim se Hatiaj e ka kryer dënimin në Shqipëri pasi është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të njëjtën vepër penale me 16 vite burg.

Ai ka qëndruar në burg nga viti 2008 deri në 2014. Ai ka përfituar ulje dënimi për shkak gjykimit të shkurtuar dhe amnistive të ndryshme.

Alket Hatija, 44-vjeç, për mediat italiane ishte si ?Zot i Drogës?. Ai u arrestua në 8 Korrik si person në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Milanos, e cila e kishte dënuar me 20 vjet burg për trafik narkotikësh.

Në 11 Korrik të 2017-s, ai fitoi lirinë nga Gjykata e Shkallës së Parë, por Apelit vendosi arrest me burg. Po nga ajo ditë, Hatija është në arrati pasi nuk u ndalua dot nga policia. Në vitet 2003 ? 2004 kishte trafikuar 350 kilogram heroinë dhe 190 kilogramë kokainë në Milano. Vlera e drogës përllogaritej rreth 40 milionë euro.