Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një vit 4500 gra denoncuan dhunë dhe krim në familje. Të dhënat tregojnë rritjen e fenomenit të dhunës por në anën tjetër edhe besueshmërinë institucionale përsa i takon denoncimeve. situata bëri që ekspertët të përmirësojnë ligjin ekzistuese për parandalimin e dhunës, kur urdhri i mbrojtjes së nënës do ti kaloj automatikisht fëmijës.

Gjatë vitit 2017 në polici rreth 4500 gra denoncuan raste të dhunës dhe krimeve të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare. Krahasuar me vitin paradhës, 2016, numri i denoncimeve është rritur me 380 raste. Të dhënat tregojnë fenomenin që është gjithnjë e në rritje, por edhe ndërgjegjësimin dhe besueshmërinë institucionale.

Në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit Kombtar të Barazisë Gjinore, ministrja e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se ndryshimet ligjore për parandalimin e dhunës bën që urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes të kalojë automatikisht nga nëna e dhunuar tek fëmija.

Manastirliu: Ne propozojmë që urdhëri i mbrojtjes për nënën automatikisht të parashikojë urdhërin e mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë.

Përsa i takon punësimit, gjatë 2017 zyrat e punësimit raportojnë për 23 mijë raste të ndërmjetësuar, dhe punësimin e 5200 rasteve gra të papuna.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-2017-mbi-4500-denoncime-dhune-ndaj-grave