Surprise Me!

Rudina/ Balerina tregon çfare i thoshte Albi Nako ne fillimet e saj (05.03.2018)

2018-05-12 1 Dailymotion

E kemi ndjekur në skenë, si një prej balerinave më të mira të trupës së baletit në Tv Klan. <br />Më pas dhe në programin ?Stop?, si njëra nga velainat, por prej datës 1 Mars, ditën e parë të pranverës, atë e kemi parë nën moderimin e rubrikës së motit në ekranin e televiizonit Klan. Alba Hoxha, tashmë është imazhi i kësaj rubrike. <br />Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? ku foli për eksperiencën e saj të re dhe fillimet në balet.<br />Hoxha rrëfeu gjatë emisionit se ditën e tretë pasi ishte bërë pjesë e trupës së baletit, koreografi Albi Nako ka dashur ta heqë.<br />?Është një projekt i ri i Tv Klan të cilin ma besuan mua nëpërmjet një audicioni. Për të qenë e sinqertë lindi si ide e Albi Nakos dhe ishte ai që më propozoi për të qenë pjesë e këtij projekti. Kishte dëgjuar për audicionet dhe më sugjeroi mua dukeqenë se ai shpeshherë merret me balerinat e trupës, na jep ide dhe na shtyn për të ecur përpara në karrierë. Unë ka pothuajse 6 vjet që jam pjesë e trupës së baletit të Tv Klan. Unë jam futur me audicione në Klan dhe në fillimet e mia nuk kam qenë ashtu siç duhej dhe ditën e tretë pasi fillova Albi Nako ka dashur të më heqë, më thoshte: Ti je një drru i pagdhendur, tupi jot është si stemë rrënoje, fytyra jote si jastëk paje. Albi është i paparë. Në fillim u demoralizova por pastaj me ambicie dhe me punë arrita këtu ku jam?, tha Hoxha.

Buy Now on CodeCanyon