Pavarësisht faktit se prej 22 dhejtor 2015 Arbër Çekaj ishte një person në hetim në Shqipëri si i dyshuar për trafik 90 kg kokaine pasi në portin e Ekuadorit në konterinerin që vinte drejt Durrësit për llogari të tij me banane u kapën droga, ai ka vazhduar i qetë aktivitetin e tij në Shqipëri sërish duke importuar banane.<br />Pas sinjalizimi nga autoritete ekuadorjane, policia shqiptare ka referuar materialet në prokurorinë e Krimeve të Rënda në datë 22.12.2015 me numër protokolli 12041 dhe 12041/1 për rastin. Në janar të 2016 pas referimit të materiale është shoqëruar me iniciativë të policisë Arbër Çekaj ku ka dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast.<br /><br />Çekaj zyrtarisht rezulton se është marrë dhe në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në fillim vitin 2016-të por ndaj tij hetimet o janë mbyllur o nuk kanë dhënë rezultat.