Pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku një 16-vjeçar, pasi nuk u pranua nga mësuesja në klasë se ishte 10 minuta me vonesë, u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, sociologët ngrenë alarmin për rolin edukues të shkollës dhe familjes.

Sociologu Gëzim Tushi pohon se megjithëse krimi në shoqërinë shqiptare nuk po njeh më korniza të ngushta sociale dhe moshore, intensiteti i tij është më i lartë tek të rinjtë. Sipas Tushit, për këtë situatë nuk janë fajtor fëmijët e brezit të sotëm, siç ankohen shpesh mësuesit e prindërit, por janë pikërisht këta të fundit që nuk kanë bërë të parët siç duhet rolin e tyre.

Gëzim Tushi: Gjyhnaqarë nuk janë të rinjtë, në fakt ata janë viktima. Në qoftë se familja heq dorë nga prindërimi dhe formimi i fëmijëve duke menduar që t?i plotësojë vetëm kërkesat materiale dhe me kaq e quan të zgjidhur detyrën e saj si prind dhe duke ja lënë përgjegjësinë e edukimit të formimit vetëm shkollës, kjo është një njëanshmëri e familjes me shumë kosto. Asnjë institucion nuk mund të zëvendësoj familjen për edukimin e të rinjve. Asnjë institucion nuk e ka atë fuqi, atë gjenerator, atë ?tutëkallë? për të edukuar, për të humanizuar pinjollët e veta se sa familja. Nëse familja del nga binarët e edukimit, nga shinat e saj, lokomotivat që ka mbrapa të gjitha do dalin nga shinat.

Pas familjes, sociologu thotë se përgjegjësi ka edhe shkolla, e cila në këto kushte duhet t?i kushtojë më shumë vëmendje rolit edukues. Tushi shprehet se është e nevojshme që mësuesit të gjejnë gjuhë të re komunikimi dhe sjellje me nxënësit, duke hequr dorë nga metodat e vjetra autoritare.

Gëzim Tushi: Ka një krizë edhe shkolla si institucion. Një mësues indiferent, një mësues profesionist i ngushtë që bën ditarin dhe orën e mësimit dhe me kaq i lan duart si ?Ponc Pilati? dhe sdo të dijë se ç?ndodh me këta fëmijë, apo që i largon nga shkolla, i fut në shkollë apo që nuk meret siç duhet me ta, që nuk e përballon dot trysninë e tyre për shkak të defekteve kulturore që mund të ketë. Kriza e parë që mësuesit kanë në marrëdhëniet me fëmijët e sotëm është kriza e tyre e brendshme, sepse ata mendojnë që edukojnë, por ndërkaq mjetet që përdorin, teknikalitetet, teknologjia është e vjetër, është doktrinariste, konsetrvatore, është pa fuqi komunikimi, pa empati. E fëmijët e sotëm nuk i imponon dot në qoftë se vet ke defekte në formim, defekte kulturore, e ca më pak në qoftë se ke dhe defekte pastaj të karakterit, të personalitetit dhe të sjelljes tënde që nuk ndikon hiç pozitivisht mbi fëmijët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gezim-tushi-familja-dhe-shkolla-ne-krize-femijet-jane-viktima-te-defekteve-te-te-rriturve