Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetarët e BOOM kanë arritur të sigurojnë formularin e aplikimit për ndihmë ekonomike , duke zbuluar kështu disa nga kriteret që vlerëson kjo formulë.

Pyetjet për tu përfituar ndihmë ekonomike janë absurde!

Ndër të tjera aplikanti për ndihmë ekonomike pyetet:

-Çfarë tualeti ka banesa, brenda shtëpisë apo jashtë shtëpisë? Me kanalizime, apo pa kanalizime?

-A ka banesa juaj kuzhinë të ndarë, dush, vaskë të ndarë, ballkon ose tarracë, aneks gatimi?

-Cili është burimi kryesor i ujit të përdorur në familje, ujë i rrjedhshëm brenda banesës, jashtë banesës, çezëm publike, lum, liqen, pellg ujor apo diçka e tillë?

-A zotëroni: televizor me ngjyra, televizor pa ngjyra, frigorifer, frigorifer ftohës, ngrirës, bolier, makinë dumdum?

-A keni zgjua bletësh, lepuj?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-siguron-formularin-si-perjashtohen-te-varferit-nga-ndihma-ekonomike