Surprise Me!

Ora News - Lela: Kullat në Tiranë brutale krahasuar me arkitekturën italiane

2018-05-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Alfred Lela i ftuar në "Tonight Ilva Tare" thotë se po shkatërrohet çdo gjë arkitekturore nga periudha e Italisë, ndërsa ajo e periudhë otomane në Tiranë është shkatërruar plotësisht. Ai thotë se të teatrot po bëhen me kullë, duke parashtruar pyetjen se çfarë do të bëhet me teatrin e Operës.

Lela: Çfarë ka mbetur në Tiranë? Është pjesa italiane. Këto kulla mund të jenë estetike po t'i shikosh më vete por janë brutale në raport me këtë neo-klasicizmin e arkitektit italian. Është një dëmtim i dytë. Iku otomanja.

Dhe kemi atë që ka mbetur nga socializmi. Kemi dy gjysma që sabotojnë njëra-tjetrën. Ky është dëmi i parë. Dëmi i dytë është një lloj transparence e munguar dhe një lloj lehtësie për të mos i mbajtur premtimet në fushatë dhe në post-fushatë, për ta relativizuar me lloj-lloj termash, duke thënë nuk ka qenë ashtu, është keqkuptuar.

Është i rrezikshëm shtrirja e precedentit të stadiumit me kullë, të kemi një teatër me kullë, një teatër Opera me kullë, një teatër kukullash me kullë. Kemi një muze etnografik me kullë. Është duke ndërhyrë tek italianja dhe duke lënë socialisten.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lela-kullat-ne-tirane-brutale-krahasuar-me-arkitekturen-italiane

Buy Now on CodeCanyon