Autobusët e furgonët e linjave interurbane janë në kthyer në rrezik publik. Jashtë të gjitha rregullave dhe në shkelje të ligjit këto mjete të transportit publik marrin e zbresin pasagjerë vend e pa vend, duke u bërë shpesh burim aksidentesh me pasojë vdekjen. Emisioni investigativ Stop, në TV Klan, tregoi me pamje filmike situatën kaotike në autostradën Tiranë-Durrës, Kavajë-Rrogozhinë dhe rrethrrotullimet e Saukut e atij pranë qendrës tregtare TEG.

Këto pamje i përkasin autostradës Tiranë- Durrës. Në të dy krahët e saj qëndrojnë autobusë dhe furgonë, ndonëse nuk ka asnjë tabelë të paralajmërojë se bëhet fjalë për vendqëndrim automjetesh apo stacion pasagjerësh

E njëjta situatë edhe në aksin Kavajë- Rrogozhinë.Qytetarët, edhe pse ndihen të rrezikuar, ata shprehen se janë afër banesës prandaj dhe dalin pranë aksit rrugor në të dy krahët e saj.

Drejtuesi i autobusit duke u justifikuar thotë se ka ndaluar në një xhep të autostradës

Akoma më flagrante qëndrimi i këtij autobusi në rrethrrotullim e Saukut.

Edhe rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare TEG është kthyer në stacion për të zbritur e marrë pasagjerë drejt Elbasanit apo anasjelltas.

I kontaktuar nga emisioni Stop shefi i policisë rrugore thotë është në dijeni të kësaj situate dhe se janë vendosur me qindra gjoba për këtë kundravajtje.

Televizioni Klan ka ngritur disa herë shqetësimin për këtë situatë kaotike në rrugët interurbane, e megjithatë asgjë nuk duket të ndryshojë edhe pse jeta e qytetarëve është e rrezikuar seriozisht.