Dhjetë muaj pas humbjes së dytë të Partisë Demokratike, në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, përfaqësuesit e grupit kundërshtar të Lulzim Bashës në PD, kanë paralajmëruar një lëvizje të re politike, duke mos përjashtuar as mundësinë e krijimit të një partie të re politike. Lëvizja është paralajmëruar nga ish-deputeti Astrit Patozi, ndërsa pjesë e saj do të jenë ish-ministri i Financave Ridvan Bode, ish-ministrat Majlinda Bregu, Genc Ruli, Arben Imami etj., që të gjithë të përjashtuar nga Parlamenti nga Lulzim Basha, me anë të listës së kandidatëve për deputetë.<br /><br />Përpos humbjes, zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, prodhuan edhe një krisje të madhe në Partinë Demokratike, krisje e cila jo vetëm është pranuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, por ky i fundit identifikoi Bashën si përgjegjës për këtë situatë. Duke vënë në pah gabimet e Bashës, Berisha u angazhua për një pajtim mes dy grupeve të mëdha kundërshtare në Partinë Demokratike.
