Nga 1 Prilli nuk do të ketë më kthim mbrapa. Të gjithë bizneset, të cilët kryejnë xhiro deri në vlerën 2 milionë lekë do të jenë pjesë e zinxhirit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Në total, 11 mijë e 300 ndërmarrje tashmë duhet të mbajnë librat e shitjes, ku do të shënojnë të ardhurat dhe shpenzimet, kasën fiskale dhe plotësimin e deklaratës së TVSH-së njëherë ne 3 muaj.<br /><br />Drejtoria Tatimore thotë se nuk do të ketë ndryshim për asnjë nga bizneset në pagesat e reja që ata do të bëjnë, pasi ata nuk do të paguajnë TVSH-në, por vetëm do ta shtojnë te faturat që do të presin, pasi taksa ka si target konsumatorin.<br /><br />Tatimet do të mbajnë në monitorim të gjitha ndërmarrjet, të cilat kërkojnë të bëjnë çregjistrimin e tyre ose pezullimin e aktivitetit për të shmangur përgjegjësinë tatimore ose futjen në skemën e TVSH-së. Javët e fundit është konstatuar një numër në rritje i bizneseve që kërkojnë mbylljen, e më pas regjistrimin e aktivitetit nga persona të lidhur me ta.
