Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Në vijim të kontrolleve për respektimin e sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal, kryesisht koristë e rezervuara për shërbimin publik, nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë paradites së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 65 drejtues të automjeteve, ndër të cilët:

10 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mungesë Siguracioni dhe Kontrolli Teknik,

5 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse,

1 automjet është ndaluar administrativisht, pasi rezultoi debitor me 8 masa administrativisht të pashlyera dhe pa Siguracion.

Si dhe është arrestuar në kushtet e flagrancës, shtetasi P.M 51 vjeç, për drejtim motoçiklete në mënyrë të parregullt (i papajisur me Leje Drejtimi).

Policia Rrugore e Tiranës do vijojë në mënyrë të pandërprerë, kontrollin në të gjithë territorin e Tiranës, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore.