Surprise Me!

Ora News - Hoxha: Në Ekuador çmimi i kokainës 1 mijë $/kg. Shqiptarët janë edhe porositës

2018-05-12 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Artan Hoxha tha se shqiptarët janë prezent edhe si porositës të kokainës. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Hoxha tha se çmimi i kokainës në Ekuador është 1 mijë dollarë për kilogramë, por vështirësia qëndron tek transporti dhe gjetja e tregut, sepse është një sasi shumë e madhe.

Artan Hoxha: Nga informacioni që kam unë nga shqiptarët që kanë qenë atje, më kanë thënë që nuk ka nevojë të hysh dhe të investosh tek parcelat sepse ti e gjen me një çmim të lirë, 1 mijë dollarë kilogrami. Problemi është rruga e transportit, pra si ta sjellësh në Europë sepse ka kosto dhe nëse e sjell ku do ta shpërndash se është një sasi e madhe. Xibraka u zbulua sepse një grup shqiptarësh në Gjermani po kërkonin treg për një sasi të madhe kokaine dhe kjo u dha alert autoriteteve gjermane. Pra në treg po hynte një operator i ri që kërkonte të treg për 100 kg.

Shqiptarët janë prezent atje edhe si porositës, si financues të aktivitetet dhe si financues ata kanë marrë përsipër edhe transportin. Kemi plot raste që edhe shpërndarjen e kryenë vetë për të maksimalizuar fitimin. Në momentin kur shqiptarët u futën fort në tregun britanik dhe ulën cilësinë e produktit atëhere patën një lëvizje. Dolën nga Britania dhe shkuan në vendin e origjinës për ta trafikuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hoxha-ne-ekuador-cmimi-i-kokaines-1-mije-kg-shqiptaret-jane-edhe-porosites

Buy Now on CodeCanyon