Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Janë pisha disa dhjetra vjeçare, të rrëzuara ditët e fundit nga përparimi i frikshëm i detit në Kune Vain të Lezhës. Alarmi për rrezikun është dhënë prej kohësh, por reshjet e ditëve të fundit e përkeqësuan situatën.

Prej vitesh erozioni ka marrë sipërfaqe të mëdha rëre, dhe tashmë po humbet edhe brezi i pishave

Por ndërsa Bashkia e Lezhës është dorëzuar për pamundësi ekonomike, Ministria e Mjedisit ka nisur mbjelljen e pemëve, si projekt për të shpëtuar zonën. Ndërkaq, biznesi i zonës është gati të investojë qoftë edhe privatisht në ndertimin e dallgekthyesve

Biznesmen i zonës:" Duhet një ndërhyrje se s'bën dhe jo si ato skalierat që janë bërë. Duhen bërë shumë më të mëdha që të shpëtojë turizmi. Përndryshe ne jemi të falimentuar"

Deti ka avancuar drejt tokës me të paktën 30 metra, ndaj ambientalisti Jak Gjini u bie këmbanave të alarmit

Jak Gjini: "Masa kryesore për të parandaluar këtë situatë, ose për ta amortizuar, ose për ta stopuar këtë gjendje është vetëm ndërtimi i dallgëkthyeseve, pasuar me ribërjen e dunave artificiale dhe mbjelljen e tyre"

Prej vitit 2003, erozioni ka qenë shumë agresiv në bregdetin e Kunes. Dëshmi e këtij fenomeni janë zhdukja e bunkerëve që dikur qëndronin mbi ujë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/erozioni-rremben-pishat-ne-kune-vain-lezhe