Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Rama vlerësoi me medaljen e mirënjohjes 10 mësuesit më të mirë në një ceremoni që u mbajt në kryeministri me rastin e 7 marsit.

Para mësueve Rama bëri meaculpa edhe për politikanët të cilët me sjelljen e tyre sidomos të enjten nuk po ndihmojnë në kultivimin e edukimit dhe të virtytit tek të rinjtë.

Edi Rama: Unë dhe rraca ime e politikanëve sidomos çdo të enjte nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur por dhe të edukoni qytetarë të mirë.
Jo vetëm nuk ju ndihmojmë por ju pengojmë cdo të enjte rregullisht në kryerjen e misionit tuaj. Edhe ditët e tjera patjetër por sidomos të enjten.

Shfaqja e të enjtes rrëzon të gjitha fjalët që ne mund të themi gjatë javës në raport me virtytet dhuntitë e mira dhe kultivimin e tyre. Sidoqoftë, duke qenë në këtë detyrë unë kam mundësinë e madhe që në ditët e tjera të javes përveç së enjtes të laj me sa më shumë mund mëkatet e ditës së enjte.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-ben-mea-culpa-para-mesuesve-une-dhe-rraca-ime-sju-ndihmon-aspak