Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E nis ditën në 6 të mëngjesit. Mjeti drejt punës janë këmbët e tij.

20 km cdo ditë nga fshati malor Dolanec në Lozhan ku është shkolla.

Mësuesi 38 vjecar Besnik Bedollari është i njohur në malësinë e Gorës në Korçë .

Përshëndetjet me banorët që ndesh përgjatë rrugës janë të ngrohta.

Komuniteti i është mirënjohës për sakrificën.

Lugina përgjatë Devollit e ndryshon dekorin sipas stinës, ndërsa mësues Besniku është shndërruar në udhëtarin besnik të këtij shtegu që gjarpëron mes herë mes malit e herë buzë lumit.

Mundimin nuk e quan sakrificë, por pasion.

Besnik Bedollari: Ky është pasioni i bukur i arsimtarit e ndërthurur me nevojën ekonomike, por edhe me shpirtin.

Besnik Bedollari, kujton të paktën 5 raste, kur jeta i është rrezikuar seriozisht, jo vetëm nga vështirësitë e rrugës, por edhe nga kafshët e egra që këtyre anëve janë të shumta

Besnik Bedollari: E kam ndjerë adrenalinën e lartë. Me egërsirat përballem me ariun shpesh herë, me ujkun tek apo në tufë, kam ndjerë ndjesinë edhe të frikës, të aventurës por edhe të krenarisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sfida-e-mesuesit-ne-lozhan-te-korces-ben-20-km-rruge-ne-kembe-te-dhene-mesim