Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rivlerësimi ose çmimi i referencës kur rivlerësimi mungon do të jetë baza e përllogaritjes së taksës së banesës e cila do të nisë të aplikohet që prej datës 1 prill.

Qeveria ka miratuar metodologjinë, ku ndër të tjera kërkohet dhe vetëdeklarimi i qytetarëve, por ende nuk ka qartësuar të gjitha detajet për mbledhjen e saj.

Për kreun e shoqatës së bashkive është e papranueshme që në këtë taksë janë përfshirë dhe kasollet e bagëtive, garazhet apo bodrumet.

Agron Haxhimihali: "Ti çosh dhe një taksë me vlerë 70 % të vlerës së pronës për objektin kasolle bagëtie, ai nuk e ka qëllim biznesi atë kasolle ku është një lopë, dy lopë apo tre dele. Ajo është ekonomi familjare dhe nuk duhet të taksohet. Ne e kemi kundërshtuar fort. Po kështu dhe garazhet e bodrumet."

Sipas Haxhimalit njësitë e qeverisjes vendore nuk i kanë kapacitetet për mbledhjen e kësaj takse ndërsa ngre si shqetësim dhe mungesën e kadastrës fiskale.

Agron Haxhimihali: "Mënyra si do të administrohet. Sa të dhëna ka në bashki për çështjen e pronave, sa kohë që kemi mungesë të kadastrës fiskale, pra databaza e të dhënave për cdo pronë, është jashtëzakonisht problematike sot e 25 vjet. Pronat në Shqipëri nuk janë të konsoliduara."

Që prej një prillit qytetarët do të paguajnë 0.05% të vlerës së banesës taksë, ndërsa biznesi do të paguajë 0.2 % të vlerës.

Në bazë të një përllogaritjeje të një apartamenti në Tiranë me vlerën 100 mijë euro, do të paguajë 50 euro në vit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vendimi-takse-prone-dhe-kasollen-e-lopes