Teksa gratë kanë vendosur t?i mundësojnë vetes një ditë ndryshe me rastin e 8 marsit, mjekët nefrologë të spitalit Hygeia tërheqin vëmendjen se ky 8 Mars duhet të jetë edhe një ditë reflektimi për to në lidhje me shëndetin dhe kontrollin e veshkave. Kjo jo vetëm për rastësinë që Dita Botërore e veshkave përkoi këtë vit në të njëjtën ditë me festën e tyre, por edhe për faktin se 8 në 100 shqiptarë vuajnë nga sëmundjet serioze të veshkave, duke shënuar në këto 10 vitet e fundit vetëm trend në rritje të shpejtë. Mjekja nefrologe, Elvana Rista ka një mesazh jo vetëm për gratë por për të gjithë shoqërinë shqiptare. <br />Mjekja nefrologe Elvana Rista, përcjell për ReportTv një mesazh për gratë shqiptare, në raport me parandalimin e sëmundjes së veshkave.