Sot është 8 Marsi, një ditë kushtuar grave për kontirbutin e tyre të pashtershëm.
Një ditë e për të nderuar ato që sjellin në jëtë femijët, që sakrifikojnë, që ndërtojnë karrira, që janë motori i shoqërisë.
Në studion ?Rudina? ishin të ftuara dy gra që kanë arritur të janë të sukseshme në fushat e tyre. Rajna Kovaçi publiciste, e fokusuar me shkrime për çeshtjet sociale dhe Ramona Tullumani një soprano e njohur. Por krahas suksesit nga ana profesionale ato janë dhe nënë e bijë.
Kovaçi është po ashtu trashëgimtarja e artistit të madh, Ramiz Kovaçi. Gjatë emisionit ato rrëfyen marrëdhënien nënë e bijë duke u rikthyer pas në kohë përmes kujtimeve.
?Në Shqipëri gratë tona festojnë në mënyra të ndryshme. Në fakt kjo është një ditë proteste pasi OKB në vitin 1997 vendosi ta quaj këtë ditë ditën e gruas. Duhet shkruar çdo ditë për gruan dhe jo vetëm një ditë. Nuk është e lehtë të jesh nënë dhe e suksesshme profesionalisht, por nëna ime më ka ndihmuar.
Kur lindi Ramona unë qeshja, isha shumë e lumtur që ishte vajzë. Unë kam qenë 23 vjeç kur kam lindur dhe jemi rritur bashkë. Por unë kam qenë gjithnjë në pozicionin e nënës dhe jo të shoqes. Vajzat janë shumë të lidhura shpirtërisht me baballarët por ata imitojnë nënat dhe ndjelkin shembullin e tyre dhe unë jam munduar që emocionet e tepërta jam munduar ti kanalizoj pasi dy sy më ndiqnin vazhdimisht. Edhe pse Ramona është bërë nënë unë jam ende busulla e saj. Jam munduar të jem në ekujlibër për të mos i përçuar asaj emocione negative?, tha Kovaçi.
Ndërkohë ndryshe nga nënëa e saj Tullumani tha se duke iu referuar moshës së re të nënës së saj e ka parë atë si shoqe dhe kujton se ka luajtur shumë me të.
?Fakti që mamaja ka qenë shumë e re kur unë kam lindur unë e shikoja si shoqe. Ne luanim si shoqe, luanim shumë bashkë. Mamaja kur nuk shkonim në teatër improvizonte teatër në shtëpi dhe më bënte lodra pa fund?, rrëfeu Tullumani.