Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë organizuar me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas një aktivitet festiv në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Nr.325, i njohur ndryshe edhe si burgu i grave në kryeqytet. <br />Të pranishme në këtë aktivitet kanë qenë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deputetet Vasilika Hysi, Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli, Elona Gjebrea dhe Antoneta Dhima si dhe përfaqësues të organizatave që punojnë për kualifikimin profesional të të dënuarve në këtë institucion.<br />Ministrja Gjonaj në fjalën e saj përshëndetëse e ka vënë theksin te nevoja që 8 marsi të shihet jo vetëm si një ditë feste, por mbi të gjitha si një moment reflektimi për përpjekjet më të shumta që duhen bërë, për më shumë dënime alternative për gratë, për më shumë programe punësimi, për më shumë trajnim profesional dhe edukim